Publikohet raporti: VV-së nuk i mjafton as 50%-shi, puna në Kuvend shumë e dobët

Kuvendi i Kosovës ka përmbushur vetëm 13 për qind të agjendës legjislative të vitit 2023, thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Sipas KDI-së, pjesa dërrmuese e 44 ligjeve të miratuara gjatë sesionit pranveror kanë qenë të agjendës së vitit të kaluar.

Violeta Haxholli nga KDI, në një konferencë për medie sot tha se legjislativin gjatë këtij sesioni e ka karakterizuar mungesa e kourumit dhe gjuha joparlamentare.