Pushuesit ‘heronj’ ia shpëtojnë jetën 30-vjeçares nga Kosova

Rrezikon të mbytet një vajzë nga Kosova. Por ishte me fat se aty u ndodhën disa pushues ‘heronj’.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Kunesë, Lezhë.

Përfundon takimi Kurti-Hovenier, s’deklarohet as ambasadori amerikan

Sipas dëshmitarëve, vajza po mbytej kur disa prej tyre vrapuan dhe e nxorën në breg.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, mësohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë me ambulancën e plazhit në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Pushuesit kanë deklaruar se 30-vjeçarja nga Kosova ka pësuar disa dëmtime fizike.