“Qitma Albinin, lëshoja zanin”: Qytetari e shpreh me një video-incizim preferencën politike (Video)

Një qytetar, përkrahës i pushtetit, ka realizuar një video e cila është bërë virale në rrjetin social “Tik Tok”.

Ai shihet të ketë veshur një bluzë e cila para ka fotografinë e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Derisa filmon vetën, ai duket se fton dikë tjetër për ta filmuar, në mënyrë që të shihet edhe fotografia në pjesën e pasme të bluzës, ku është kryeministri Albin Kurti.

“Qitma Albinin, ma shpejt, ma shpejt se u bitis (përfundoi)” – dëgjohet duke thënë ai.

Ndërkohë, nuk dihet se për çfarë arsye qytetari ka vendosur fotografinë e presidentes para, ndërsa atë të kryeministrit pas.

Përtej shakave, duhet thënë që VV është kritikuar vazhdimisht se është përpjekur të krijojë kultin e personalitetit të z. Albin Kurti.

Dhe, siç po shihet te qytetari në fjalë, duket se ka pasur deridiku sukses.