Raci: Kërcënimi i Macron për të rishikuar çështjen e vizave, tepër shqetësues

Njohësi në fushën e zhvillimeve politike, Gazmir Raci, ka ngritur një shqetësim thelbësor në lidhje me një deklaratë të Presidentit Francez Emanuel Macron rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Deklarata e Macron, në të cilën ai shton se liberalizimi i vizave mund të rishikohet nëse palët nuk sillen me përgjegjësi, ka shkaktuar tashmë reagime në opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime.

Gazmir Raci ka reaguar ndaj kësaj deklarateje të Macron duke e cilësuar atë si shqetësuese.

”Tash sot e kemi edhe një kërcënim që edhe liberalizimi i vizave do të… Tepër shqetësuese. Unë prisja nga presidenti francez dhe kancelari gjerman të angazhoheshin për planin e tyre që e promovuan me pompozitet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e për të çuar më tutje avancimin e raporteve ndërshtetërore mes dyja vendeve”, ka thënë Raci, shkruan Klan Kosova.