Raportohet se janë liruar kosovarët e ndaluar në pikëkalimin Serbi-Kroaci

Kosovarët të cilët janë ndaluar për më shumë se 17 orë në pikë kalimet kufitare Serbi – Kroaci.

Kështu raporton Koha, teksa akoma nuk dihen detajet e tjera.

Ndryshe, autoritetet serbe kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kosova u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi.