Raportohet të jetë larguar nga detyra shefi i hetimeve në rastin Thaçi dhe të tjerët – do ta hetojë Trumpin

Ndryshon rrjedha e rrugës në karrierën e Alex Whiting, njeriut që tash e më shumë se katër vite më parë, i ishte bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Megjithatë, siç shkruan Politico, ai ka zgjedhur të ndjekë rrugën e ish-shefit, Jack Smith, për t’u marrë me çështjen e Trump dhe hetimet mbi ish-presidentin amerikan, përcjell lajmi.net.

Pas largimit nga Dhomat e Specializuara të ish-shefit Jack Smith, Whiting ishte duke ushtruar detyrën e Kryeprokurorit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Mediumi përkatës ka dërguar pyetje në drejtim të akterëve, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Por një reporter i POLITICO-s vëzhgoi Whiting në gjykatën e qarkut të SHBA-së në Uashington, D.C., të mërkurën dhe të enjten, duke kaluar disa orë duke monitoruar gjyqin e një të pandehuri më 6 janar. Gjykatësja në këtë çështje është Tanya Chutkan, e cila është planifikuar të kryesojë gjyqin e Trump në mars mbi akuzat federale që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020”, shkruan mediumi.

Veç kësaj, Politico rikujton faktin se Whiting që nga viti 2016 kishte komentuar rrugëtimin e hetimeve për Trumpin, duke publikuar një sërë analizash në revista të ndryshme.