Rashica e Zhegrova fantastikë, Kosova në epërsi ndaj Armenisë

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë në Jerevan me golin e Milot Rashicës.

Nga një aksion që nuk premtonte shumë, Rashica fillimisht asistoi topin te Zhegrova, i cili me një veprim të bukur goditi drejt portës, top ky që u bllokua nga portieri pak, e pak nga shtylla.

Megjithatë, aty ishte vushtrriasi që nga një pozicion i vështirë tundi rrjetën e vendasve e për t’iu dhënë një dush të ftohtë tifozëve të këtyre të fundit që nuk u ndalnin duke vërshëllyer sa herë që topin e kishin tanët.

Goli KËTU