Pacolli: Do ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se do të votonte mocionin për rënien e Qeverisë Kurti.

Kështu është shprehur ai pas një interviste të kryeministrit Albin Kurti mbrëmë, ku ka thënë se nëse opozita është për rrëzimin e Qeverisë, ai do të ndihmojë këtë proces me votat e Vetëvendosjes.

“Unë do të votoja mocionin për rënien e Qeverisë Kurti.” – tha Pacolli për Front Online.