Mali i Zi ka raportuar për rastin e parë me linë e majmunëve. Rasti është konfirmuar nga Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik.
“Rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ky institucion.
Burrë e grua nga Malisheva aksidentohen për vdekje në Podujevë, dy fëmijë me lëndime të rënda
Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, raporton Euronews Albania.
Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi apelon qytetarët që të respektojnë masat parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, për shkak të numrit të infektimeve në botë, kryesisht në kontinentin evropian.
Snajperistja e modelja e famshme vritet nga trupat e Putinit në Ukrainë