Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

“Respekt për bukuroshen” – Lulzim Hetemit i bën dëm ngujimi, e komenton një Miss në rrjetet sociale

Kreu i Komunës së Zveçanit, Lulezim Hetemi, ka disa ditë që ka mbetur i ngujuar brenda objekti të Komunës.

Ai është parë teksa është lavdëruar në media për jetën që po e bën aty, ndërkohë që ka pasur edhe pretendime se dikush nga Prishtina s’po e lë që të dalë prej aty.

Megjithatë Hetemi duket që e kalon një pjesë të kohës edhe nëpër rrjete sociale, meqë gjatë kësaj jave nuk i ka rënë që të bëj ndonjë punë në Komunë.

Ai është parë teksa ka komentuar në një fotografi të faqes “Mitrovica Sot”, ku tregohet për një bukuroshe nga Drenasi, Mejreme Hajdaraj që ka fituar në Egjipt kurorën “Miss Elite World 2023”.

Duket se flamuri i Kosovës ka qenë detaji që e ka nxitur Hetemin të komentoj, duke shkruar “Rrespekt pèr Bukuroshen”.

Kryetari i Zveçanit në komentin e tij ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga brenda objektit të Komunës ku shihet flamuri i Kosovës teksa valon në katin e dytë të objektit.