“Rikthimi” i COVID-19: Për 10 ditë, 1577 raste aktive më shumë në Kosovë

Ditët e fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19 dhe kjo ka ngjallur frikë për një valë të re të COVID-19.

Por, jo vetëm në Kosovë, edhe në vendet e rajonit, në Evropë e në botë, ditëve të fundit ka filluar të rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Variante dhe nënvariante të reja të Covid-19 tashmë janë bërë shumë dhe qytetarët e kanë të vështirë të ruhen, pasi shume prej këtyre varianteve janë pa simptoma sipas ekspertëve.

Për vetëm 10 ditëshin e parë të korrikut në Kosovë janë shtuar mbi 1577 raste të reja aktive.

Tani për tani, ende nuk ka ndonjë paralajmërim nga institucionet shëndetësore në Kosovë për ndryshim të masave anti-Covid, përveç thirrjeve për vaksinim me dozën e tretë.