Rohde: I bashkohemi Kosovës në ditën e zisë, zotohemi për të punuar kundër dhunës me bazë gjinore

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë.

Duke u zotuar se drejt një fundi të dhunës në bazë gjinore, ambasadori Rohde ka thënë se i bashkohet popullit të Kosovës në Ditën e Zisë.

“Rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë. Ne i bashkohemi popullit të Kosovës sot në Ditën e Zisë dhe shprehim keqardhjen tonë për ata që vuajnë për humbjet. Paralelisht me Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ne nënvizojmë zotimin tonë për të punuar drejt një fundi të dhunës me bazë gjinore”, shkruan Rohde në platformën “X”.