Rrahen mes vete tre vëllezër – dy prej tyre arrestohen, kurse i vogli lirohet në procedurë të rregullt

Tre vëllezër janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një mjeti të përbashkët.

Dy prej tyre janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndëra njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Sulm – Obiliq 01.09.2023-22:0. Pas një mosmarrëveshje rreth një mjeti të përbashkët janë sulmuar fizikisht tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër i mitur është liruar në procedurë të rregullt”.