Rrëzohet një aeroplan turistik në Ulqin

Një aeroplan turistik është rrëzuar në Ulqin në lagjen Shtoj.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por që piloti i aeroplanit dhe një person tjetër që ishte në aeroplan kanë mbetur të lënduar, raportojnë mediat malazeze.

Piloti, Suad Memiq (48) dhe Fahrudin Hajdarpashiq (49) kanë mbetur të plagosur nga rrëzimi i një avioni turistik në lagjen Shtoj të Ulqinit, shkruan Lajmi.net.

Këtë e kanë konfirmuar për “Vijesta” nga Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë.

Ata janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit.