Rritet numri i kosovarëve të arrestuar nga policia serbe në Merdare

Policia serbe po vazhdon “hakmarrjen” e saj si rrjedhojë e arrestimit të djeshëm të kriminelit të saj në veri të Kosovës, Milun Milenkoviq.

Autoritetet, konkretisht policia serbe ka arrestuar në Merdarë disa kosovarë, shkruan lajmi.net.

Në mëngjes u raportua të jenë dy kosovarë, mirëpo numri i tyre, siç mëson lajmi.net është rritur.

Të njëjtit po arrestohen pa arsye valide, teksa deri tash ka heshtje totale nga autoritetet e Kosovës.