Sërish tërmet në Shqipëri

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) njoftoi se dridhje tektonike janë regjistruar të enjten në Korçë.

Shkalla e dridhjes ishte 2.6 të Rihterit, ndërsa është regjistruar në orën 08:56.

Kjo shkallë e dridhjes konsiderohet e vogël dhe pa dëme.

Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dridhje të tjera pasuese.