Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini ka folur për kërkesën e drejtorëve të arsimit për miratim të Ligjit për Paga.
Shahini, tha se greva e përgjithshme e SBASHK-u do të jetë deri në finalizim të Ligjit për Paga.
“Urojë të jetë një ditor, por greva e përgjithshme nënkupton që mësimdhënësit të jenë në grevë dhe gjithë punëtorët administrativ deri në finalizim të Ligjit për Paga”, ka deklaruar ai.
Pacolli: Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare
Shahini thotë se si Kolegjium janë të gatshëm të ndihmojnë dhe të ndikojnë përmes thirrjeve zyrtare që Ligji për Paga të përshpejtohet.
“Kërkesat e tyre duket se gjejnë zgjidhje të gjitha në projektligjin për Paga i cili është stërvonuar. Ne potencuam se si kolegjium jemi të gatshëm të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi dhe të ndikojmë edhe qoftë përmes thirrjeve zyrtare që ky ligj të përshpejtohet sepse edhe ashtu është stërvjetëruar dhe është konsumuar shumë dhe nuk shohim arsye për vonesë të finalizimit të këtij ligji”, ka deklaruar Shahini.
Shahini uron që të gjendet një zgjidhje para afatit të paralajmëruar nga SBASHK-u. /teve1
Urgjente: Kërkohet ndihmë për shërimin e 2-vjeçarit me tumor në kokë