Shea: Pakti i Rritjes dhe Stabilitetit për Ballkanin do ta ndihmojë Kosovën të arrijë procesin e BE-së

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea ka thënë se Pakti i ri Rritjes dhe Stabilitetit për Ballkanin Perëndimor nga BE do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë procesin e BE-së.

Keto deklarata ai i tha kur u pyet se sa është e mundur që në vitin 2030 shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, siç ka parashikuar BE.

“Kjo ishte shpresa e Presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, më shumë se sa një datë zyrtare e synuar kolektive e BE-së. Por hapja e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të thotë se BE-ja duhet të përgatitet brenda vendit për një raund tjetër të madh të zgjerimit. BE sapo ka nisur një Pakt të ri Rritjeje dhe Stabiliteti edhe për Ballkanin Perëndimor me shumë investime shtesë dhe financime për infrastrukturën. Kjo dinamikë e re sigurisht që do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë procesin e BE-së dhe liberalizimi i vizave ka qenë një hap i parë i vonuar prej kohësh”, ka deklaruar Shea në RTK.

Tutje ai bëri thirrje që BE-ja të heqë urgjentisht sanksionet që i ka vendosur ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri.