Shqiptarja Mira Murati merr përkohësisht nën drejtim një prej kompanive më fitimprurëse në botë

Sam Latman është larguar sot nga pozita e drejtorit të kompanisë “Open AI”. Kjo pas një vendimi të marrë nga bordi i drejtorëve të kompanisë.

Shqiptarja Mira Murati e cila më parë ka shërbyer si shefe e teknologjisë së kompanisë është emëruar si drejtoreshë e përkohshme ekzekutive, ka njoftuar kompania, shkruan The New York Times.

”Largimi i Altman pason një proces shqyrtimi konsultativ nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”, kanë deklaruar nga kompania.

“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI.”, kanë shtuar tutje.