Si është gjendja shëndetësore e Ganimete Musliut: Tregon motra e saj

Deputetja Ganimete Musliu, para disa ditëve kishte njoftuar se do të tërhiqej përkohësisht nga puna për shkak të një intervenimi në zemër, të cilin pastaj e bëri jashtë shtetit.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të saj ka folur motra e deputetes, Fatmire Musliu, shkruan lajmi.net.

“Falë Zotit dhe njerëzve të mirë, motra ime, deputetja e Kuvendit të Kosovë Ganimete Musliu po bëhët çdo ditë pak më mire”, ka thënë ajo përmes një postimi.

“Përkrahja e juaj e madhe i ka dhënë forcë dhe e ka gëzuar pa masë. Së shpejti ajo do t,iu përgjigjet dhe do t‘iu falenderoj të gjithëve personalisht për kujdesin, dashurinë, lutjet dhe respektin që ia keni dhuruar gjatë këtyre dy javëve” shtoi më tutje ajo.