Situata me COVID-19, drejtori i Infektivës tregon se sa pacientë janë në trajtim

Drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë, Arben Vishaj ka bërë të ditur se në klinikë janë duke u trajtuar 11 pacientë me COVID.

Sipas, doktor Vishaj 5 prej tyre do të lëshohen për në shtëpi ndërsa do të vazhdojnë trajtimin intensiv 6 të tjerë.

“Në klinikën infektive tani i kemi 11 pacientë. Gjatë ditës do ti lëshojmë edhe 5 pacientë dhe mbesin në rapart 6 pacientë. Tani e kemi një pacientë që do ta transferojmë nga qendra emergjente në mjekimin intensiv të klinikës intensive. Gjatë 24 orëve nuk kemi pasur pacientë që ka përfunduar me vdekje. Kemi kapacitet prej 125 pacientëve dhe për momentin kemi vetëm 6 pacientë të shtrirë”, tha Vishaj.

Sa i përket lisë së majmunëve, Vishaj theksoi se Kosova nuk ka të regjistruar asnjë rast dhe nuk rrezikohet nga ardhja e diasporës.

“Por e di që në vendin tonë nuk kemi raste të regjistruara me linë e majmunëve. Nuk e mendoj që jemi të rrezikuar nga ardhja e diasporës dhe Kosova sikurse çdo pjesë e botës është në kontakt me vendet e Evropës”,tha ai për Ekonomia Online.