Skandaloze: Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje për bojkot të bregdetit shqiptar

Anëtarja e Bordit të Televizionit Publik të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti ka bërë thirrje për bojkotim të rivierës shqiptare.

Ajo, në një reagim në Facebook të enjten, e ndërlidhi thirrjen për bojkot të Shqipërisë me qëndrimin e qeverisë shqiptare të Edi Ramës lidhur me ngjarjet në veri, si dhe me pezullimin e mbledhjes mes dy qeverive të paraparë të mbahej të mërkurën.

Sipas saj, shqiptarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen dhe ta “bojkotojnë rivierën e Shqipërisë këtë vit”.

“Vetëdijesimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm. 🇽🇰 🇦🇱”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Në lidhje me këtë deklaratë të saj ka reaguar edhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.

Hoxha, me ironi ka deklaruar se bordit aktual të RTK-së i duhet mandat i përhershëm.

“Anetarja e Bordit te RTK-se po thote qe per kete vit duhet me bojkotu Shqiperine, askush mos me ju shku ndeti. Jaa per cdo dite e me shume po bindem qe ketij Bordi duhet t’i behet mandati i perhershem. Pak jane 3-4 vjet”, ka thënë Hoxha.