Sondazhi i Nacionales: 54% e lexuesve ishin duke agjëruar gjatë ditës së djeshme

Administratorët e Nacionales në grupin e saj në Viber e kanë hapur dje një sondazh me një pyetje të thjeshtë, fare të thjeshtë: A po e agjëroni Ramazanin?

Kësaj radhe kishim tri alternativa për përgjigje: “Po”, “Jo” dhe “Nganjëherë”.

Nga sondazhi i djeshëm del se mbi 54 për qind e qytetarëve që morën pjesë në votim ishin agjërueshëm në atë moment, ose 389 sosh. Ndërkohë, 43 për qind nuk ishin agjërueshëm, ose 312 votues. Opsionin e tretë “nganjëherë” e zgjodhën vetëm 2 për qind, ose 16 qytetarë.

Muaji i Ramazanit – i shenjtë për besimtarët muslimanë – nisi më datën 23 të këtij muaji.