Sot intervale më të gjata me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e martë, megjithëse do të kalojnë edhe vranësira, por kryesisht shtresore të larta.

Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 23C e 25C, njofton Prishtina Weather.

Më shumë vranësira përfshinë vendin ditën e mërkurë, kur edhe paraqiten kushte për të reshura shiu, fillimisht në perëndim të vendit, e më vonë edhe në pjesë tjera.

Të enjten nuk mungojnë intervale me diell, ndërkohë që ditën e premtë sërish priten të reshura shiu. Temperaturat me një trend të rënies së lehtë në 20C e 21C.