Stoltenberg mbërrin në Kosovë, mediat serbe raportojnë se ai erdhi përmes Merdares

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kosovë.

Sipas reporterit të Kosova Online, Stoltenberg ka hyrë në Kosovë përmes vendkalimit Merdare.

Komunikacioni në atë drejtim ka qenë i bllokuar për më shumë se një orë, me prezencë të madhe të Policisë së Kosovës.

Stoltenberg pritet të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministren Albina Kurti në Prishtinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër është planifikuar ta vizitojë Beogradin.

Derisa sot në mëngjes ishte në Bosnje e Hercegovinë.