Sulmi i Ballkanit shkëlqen në terrenin vendas, dy gola për ndeshje gjatë tetorit

Sulmi i Ballkanit në terrenin vendas shkëlqen, të paktën dy gola për ndeshje gjatë tetorit

Ballkani ka një statistikë interesante në ndeshjet si vendase. Suharekasit gjatë tetorit në çdo ndeshje kanë shënuar dy gola.

Me fitoren e sotme 2-0 kundër Trepçës ’89 ekipi i Ilir Dajës ka bërë një hap të rëndësishëm në luftën për titull.

Gjatë tetorit suharekasit janë të pamposhtur në terrenin e tyre. Në tre ndeshjet e fundit kanë shënuar fitore duke shënuar nga dy gola, transmeton Futbollikosovar.net.

Albion Rrahmani u kritikua për shumë gola që gaboi. Sot edhe ai shënoi një gol. Sulmi i Ballkanit në terrenin vendas shkëlqen.

Vetëm një herë nuk ka mundur të shënojë gol Ballkani në ndeshjet që janë luajtur në Suharekë në sezonin 2022/2023.

Po flasim për ndeshjen kundër Dritës që ekipi i Nuhiut e fitoi 0-2 me datën 11 shtator.

Ajo ishte humbja e vetme në shtëpi. Ndeshjet tjera Ballkani i ka fituar kur ka luajtur në shtëpi.

Edhe për Ermal Krasniqin ishte gjë pozitive që realizoi gol pasi ky ishte i dyti rresht për të.