Takimi i Escobarit në Prishtinë që s’u bë i ditur deri sot

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare.

Përveç Osmanit, Kurtit, Kransiqit, Abdixhikut e Haradinajt, emisari amerikan ka takuar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë edhe krerët e Listës Serbe.

Përveç përfaqësuesve politik, Escobar në Ambasadë ka pritur edhe përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit.

Ky takim me Sava Janjiqin në Ambasadën Amerikanë është bërë i ditur tek sot përmes një postimi të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ndërkohë as në “twitterin” e Manastirit të Deçanit e as në faqen zyrtare të Manastirit s’ka pasur ndonjë njoftim lidhur me takimin me Gabriel Escobar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për tokat rreth manastirit të Deçanit ka disa vite që është marrë megjithatë vazhdon të mos implementohet nga institucionet e Republikës së Kosovës.

SHBA-ja dhe shtetet e tjera në kuadër të QUINT-it kanë lëshuar disa komunikata radhazi përmes të cilave kërkojnë që një vendim i tillë i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të implementohet.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ndërkohë s’kanë dhënë sinjale që do të shtyjnë përpara implementimin e një vendimi të tillë të Gjykatës Kushtetuese meqë e konsiderojnë si problematik e që sipas tyre do të krijonte një precedent të keq.