“Të gjithë luajnë për ekip”, super-atmosferë te skuadra e KF Rahovecit

Rahoveci po shënon rezultatet më të mira në dy dekadat e fundit.

Bardhekaltërit nga “Jahja Danuza” momentalisht udhëheqin renditjen tabelare në grupin A dhe janë goxha të entuziazmuar me suksesin e deritanishëm.

Kjo duket të mos jetë e rastësishme. Siç mëson 07 Press, atmosfera brenda kampit është shumë e mirë.

Madje, njëri prej futbollistëve në kushte anonimiteti i ka thënë portalit se të gjithë lojtarët luajnë për skuadrën dhe kanë harruar suksesin individual.

“Portieri është fenomenal. Ka regjistruar paraqitje tejet të mira. Mbrojtja me kapitenin Muhamed Shehu është ‘çelik’ fare. Mesfusha s’ka dështuar asnjëherë. Pastaj Edon Zeqiri lojën e fundit ka qenë “MVP”. Bielsa nuk po dalet. 6 gola, 2 asistime e 1 penallti e fituar në pesë javë. A nuk ju duket shumë?”, shtoi ky futbollist, duke thënë se po angazhohen pafundësisht.

Më poshtë edhe renditja tabelare, teksa në fundjavë Rahoveci i shkon Phoenix-it në derbin e xhiros.