Të qëndruarit në konvikte, studentët kosovarë paguajnë më së liri në rajon

Studentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët vijnë nga qytetet e ndryshme mund të vendosen në konvikte për banim.

Mirëpo jeta në konvikte nuk është edhe shumë e shtrenjtë, pasi që Deutsche Welle ka mbledhur të dhëna nga kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor për tarifat mujore të studentëve.

Sipas këtyre të dhënave, studentët në Prishtinë paguajnë më së liri, që pagesa e tyre është 20 euro.

Në Tiranë tarifa mujore për konvikte është 48 euro, në Shkup 59 euro e në Podgoricë 45 euro.

Tarifa më të larta konsiderohen ato në Beograd dhe Sarajevë. Të jetosh për një muaj në konvikt në Beograd kushton 110 euro, derisa në Sarajevë 109 euro.