Theret me thikë një grua në Prishtinë

Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh bën me dije se ka përfunduar në pranga i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therur me thikë viktimën femër kosovare.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.