Tragjike, gjendet pa shenja jetë në shtëpinë e tij i riu nga Gjakova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës, ku një djalë rreth 17 vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen, teksa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Ndërsa, rastin e ka konfimruar edhe Policia në Gjakovë, e cila ka njoftuar se si ka ndodh ngjarja.

“Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin janë duke u kryer porcedurat e nevojshme hetimore.