Trinjakët lindin në Rahovec, prindërit me lotë në sy: “Kur m’ka thanë 3, jam blloku”

Flora e Flamur Limani nga Rahoveci janë bërë prindër të trinjakëve.

Gjatë një interviste për T7, çifti thanë se nuk e kanë besuar në momentin e parë kur mjeku iu tha se po presin trinjakë.

“Kur m’ka thanë 3, u shtanga krejt, u bllokova, thashë jo s’është e vërtetë”, tha Flamur Limani.

“Kom pasë qef dy qika dhe një djal. Qysh kam lypë m’i ka dërgu zoti”, tha ai.

Të sikletshme dhe emocionuese Flamuri i përshkruan momentet e pritjes jashtë sallës së lindjes.

Për të dëgjuar rrëfimin e prindërve të trinjakëve nga Rahoveci, klikoni në videon më poshtë.