“Triumfi ma ka shpëtu jetën” – Enver Sekiraqa jep dëshminë për policin Riza, babai i Triumfit e akuzon direkt Sekiraqën

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, është mbajtur seanca ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Sekiraqa ka përmendur emrat e Baton Haxhiut, Adelina Ismajlit e siç thotë ai, nxije të politikës, në rastin e tij.

Në seancë të pranishëm ishin i akuzuari Sekiraqa dhe babai i të ndjerit, Shefqet Riza. Seanca filloi duke u marrë në pyetje i pandehuri Enver Sekiraqa nga prokurori i rastit dhe trupi gjykues.

Gjatë deklaratës së tij, Sekiraqa ka thënë se nuk ka pasur probleme asnjëherë më të ndjerin, Triumf Riza.

Në anën tjetër Shefqet Riza, babai i Triumfit ka deklaruar se Ever Sekiraqa është vrasësi i djalit të tij.

Sekiraqa ka thënë se disa herë është deklaruar si në polici ashtu edhe në prokurori, ndër të tjera ka thënë se për këtë ngjarje kanë shkruar gazetat edhe televizionet, duke përmendur gazetarin Baton Haxhiu, por i njëjti i është referuar sikur Baton Stanishiqi.

I akuzuari ka vazhduar duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, dhe shpjegonte rastin në “Swiss Kasino”, ku ka deklaruar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri dhe në atë rast Triumfi e kishte larguar, ku ka thënë se ia kishte shpëtuar jetën.

Në seancën e së mërkurës, Sekiraqa ka folur edhe për barrikadat tek shtëpia e Triumfit në Kaçanik, ku ka thënë se as aj dhe asnjë i afër i tij nuk i kishte vendosur.

Enver Skiraqa ka komentuar edhe deklarimin e këngëtares, Adelina Ismajli, rreth kësaj ngjarje, ku ka thënë se deklaratat e saj si dëshmitare janë të pavërteta.

Ndryshe, në lidhje me këtë rast, për vrasje ishte dënuar Arben Berisha me 35 vjet burg.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet me 7 dhjetor 2023, ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare.