Një pushues nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Mësohet se 35 vjeçari nuk ishte ndjerë mirë pasi ishte futur për t’u larë në det.
Anulohet debati për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, gazetares i bie të fikët
Ai është dërguar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës. Por për fat të keq pushuesi ka humbur jetën rrugës për në spital.
Tashmë trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes./Panorama