Varrosen nënë e bir që humbën jetën nga tragjedia në Pejë

Janë varrosur të hënën nënë e bir që humbën jetën mesnatën mes datave 24 dhe 25 qershor në lagjen “Asllan Qeshme” të Pejës.

Mijëra qytetarë e figura të njohura publike kishin dalur për t’i përcjellur në banesën e fundit, nënën 25-vjeçare e djalin 5-vjeçar, përcjell 07 Press.

I kuptueshëm është fakti se emocionet ishin të pashmangshme e të paspjegueshme, në veçanti për anëtarët e ngushtë të familjes Ademaj.

Më poshtë pamjet e siguruara nga 07 Press.