Vasfije Krasniqi-Goodman: Sa herë që jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë

Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë.

Kështu ka thënë Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila ishte prezentë dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe tru heroina të tjera të mbijetuara gjithashtu nga lufta.

Në një status në Facebook ajo e ka quajtur presidentin serb Goebbelsi i Millosheviçit.

“I cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve”.