Humb jetën një grua në Rahovec pasi rrëzohet nga një lartësi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën në Rahovec, ku një grua ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.

Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – ka njoftuar Policia.