Vazhdojnë kërkimet në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të mitur

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, polumbarët e RENEA-s, kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arazit dhe dy fëmijëve të tjerë të saj, vajzës 6 vjeçe dhe djalit 3 vjeç të cilët dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Ditën e djeshme, një peshkatar gjeti trupin e pajetë të vajzës 9 vjeçare, ndërsa kërkimet vijuan për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna pas dhunës që kryefamiljari Ergys Arazi ushtronte ndaj tyre në mënyrë sistematike.

Ky i fundit, është arrestuar nga policia. Motra e Alma Arazi ka deklaruar në polici se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj motrës së saj dhe fëmijëve.