Vdekja e personit me të meta mentale në Opterushë të Rahovecit – 07 Press mëson identitetin e viktimës

Pak çaste më parë, 07 Press transmetoi raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, ku u mësua për vdekjen e një personi me të meta mentale në Opterushë të Rahovecit.

Ndërkaq tani, 07 Press ka mësuar edhe identitetin e tij. Siç mëson redaksia jonë, i ndjeri është Mersel Isuf Spahiu.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës që ai ka qenë mbi të tridhjetat, ndërsa konfirmuan pohimet se i njëjti ka pasur probleme mendore.

Lajmi në përditësim…

Qe 7 ditë s’hiqet një lis te parku i qytetit në Rahovec, sot është paralajmëruar edhe shi – rrezik për dalje nga shtrati