Vdes tragjikisht mërgimtari kosovar në Suedi

Mërgimtari nga Mitrovica, Gazmend Osmani, ka humbur jetën tragjikisht në Stokholm të Suedisë.

I riu do të varroset nesër, në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Familja ka njoftuar se sot e kanë sjellë në Kosovë trupin e tij.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi! Të dashur miqë shokë dashamirë ju njoftojm se sot me datë 10.01.2024 sjellim në vendlindje më të dashurin tonë. Gazmend (Hysen) Osmani. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 11.01.2024 në ora 13:00 në fshatin Kopiliq të Skenderajt. All-llahu e mëshiroftë me xhenetin Firdeus”, ka njoftuar familja.