Vëllai i Liridona Ademajt arrin në gjykatë

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca pritet të nisë në ora 09:30.

Siç raporton KosovaPress, aty është parë se ka arritur edhe vëllai i të ndjerës, Leonardi.

Deri tash, sipas informatave, ende nuk kanë arritur të dyshuarit për këtë vrasje të planifikuar.

Kurse, në orën 09:30, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.