Vëllai i Liridonës ka një thirrje me rëndësi për të gjithë ata që kanë informata për vrasjen e motrës së tij

Leonard Ademaj, vëllai i Lirdonës së ndjerë, ka thënë se gjatë ditëve të fundit familja e tij është kontaktuar nga shumë njerëz, të cilët sipas tij “kanë ofruar të ndajnë informacione rreth vrasjes së Liridonës”

“Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”.

“Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush”, ka shkruar Ademaj në profilin e tij në Facebook.