Vendoset flamuri shqiptar në godinën e komunës në Preshevë, Arifi: Le të valojë flamuri më i bukur në botë (VIDEO)

Është vendosur flamuri shqiptar në godinën e komunës në Preshevë.

Vendosja e tij u bë një ditë para festës së madhe të 28 nëntorit, 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

I lumtur për këtë u shpreh edhe kryetari Shqiprim Arifi.

“Le të valojë flamuri më i bukur në botë!”, tha ai.

Pamjet nga momenti i vendosjes së flamurit mund t’i gjeni KËTU.