Një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë, KEDS-i del me njoftim

Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), me ç’rast bëri të ditur se kjo ka ndodhur “ndërrimit të transformatorëve rrymorë”.

KEDS ka treguar edhe lagjet ku është ndërprerë energjia elektrike.

“Punimet për ndërrimin e këtyre transformatorëve filluan në ora 13:00. Kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetojnë në rrugët: Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e tyre nuk tregohet saktë se kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal”, thuhet në njoftim.