Pas 16 orësh kërkime mëngjesin e sotëm u gjetën trupat e pajetë të babë e bir në Bogë, Malësi e Madhe, pasi makina e tyre u mor përpara nga rrjedha e lumit.
Rrjedha e ujit mori para mesditën e djeshme makinën me të cilën po udhëtonin Pjetër Gjoka me dy fëmijët, vajzën dhe djalin.
Vajza ka shpëtuar mrekullisht dje, pasi është nxjerrë nga mjeti nga banorët e zonës, ndërsa babë e bir u morën para nga rrjedha e ujit të vrullshëm.
Stuhi shiu, reshje bore dhe temperatura nën zero, ja çfarë na sjellë moti këtë javë (Harta)