Vetaksident tragjik: Ky është personi që vdiq pasi humbi kontrollin mbi makinë

Pak më parë u raportua për një vetaksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Shishpanicë të Kamenicës ku për pasojë ka vdekur një person.

Sipas informative fillestare të Policisë së Kosovës, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i ndjeri është Ramiz Dermaku, 67-vjeçar.

67 vjeçari nuk ka arritur që të ju mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes.

Rastin për gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai shtoi se nga hetimet preliminare dyshohet e viktima ka vuajtur nga probleme shëndetësore.