Video rrëqethese: Veturat “lundrojnë” nga vërshimet në Skënderaj, qendra e qytetit e bllokuar

Qyteti i Skenderajt është një nga qytetet më të prekura nga vërshimet e djeshit, që erdhën si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.

Në një video të postuar mbrëmë nga Kallxo.com, shihen disa vetura të cilat barten nga vërshimet sikurse të ishin lodra.

Në pamje, shihen disa vetura të cilat “lundrojnë” për shkak të të reshurave të mëdha të shiut.

Po ashtu, shihet edhe një veturë që tenton të çajë rrugën, por që duket se e ka të pamundur.

Kujtojmë që tashmë komuna e Skenderajt e ka shpallur gjendje emergjente situatën në Skenderaj.