Vogel e kritikon Borellin: Ia vendosi masat Kosovës pa vendim të Këshillit, tani kërkohet që ato të hiqen me 27 vota

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Brukselit zyrtar për mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.
Vogel ka thënë se është interesant se si Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, gjeti një mënyrë për t’i vendosur masat ndaj Kosovës, ndërkohë që për heqjen e tyre tashmë thuhet se është i nevojshëm një votim nga 27 shtetet anëtare.

“Interesante se Josep Borell gjeti një mënyrë për të imponuar “masa të përkohshme dhe të kthyeshme” kundër qeverisë së Kosovës pa një vendim zyrtar nga Këshilli, megjithatë heqja e këtyre masave kërkon papritur një votim nga 27 shtetet anëtare”, ka shkruar Vogel.