Voziti 152 km/h në zonën 50 km/h: I meret leja 21 vjeçarit në Ferizaj, dënohet edhe me 300 euro

Është ndaluar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, shoferi, A.H 21 vjeçar, për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas një njoftimi të Policisë, shoferi ka vozitur me shpejtësi 151 km/h në zonën e kufizimit deri 50 km/h, shkruan lajmi.net.

Policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent-shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë’, është thënë në njoftim.

Sipas policisë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. “Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.