Vuçiq: I kam kërkuar QUINT-it ta pengojë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten në mëngjes është takuar me ambasadorët e QUINT-it.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka shkruar se ka kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së, “të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të penguar Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan”.

Kujtojmë që pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat speciale serbe në Leposaviq, Vuçiq në një adresim për media të mërkurën në mbrëmje, ka thënë se asnjë ushtar nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.